Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Pas humbjes ndaj Spanjës, Chelsea i vendos çmimin Armando Brojës

Pas humbjes ndaj Spanjës, Chelsea i vendos çmimin Armando Brojës

14:52, 25/06/2024
A+ Aa A-

Armando Broja është në treg dhe këtë verë pritet të shitet përfundimisht nga Çelsi, për të përmirësuar situatën financiare të klubit.

Por cili është vlerësimi që ka tashmë sulmuesi shqiptar?

Më parë, flitej se klubi londinez kërkonte 50 milionë paund për kartonin e tij, por pas mungesës në fushë pë shkak të dëmtimeve, mosaktivizimit te Fulham dhe paraqitja jo dinjitoze me Kombëtaren, duket se i është ulur edhe vlera në treg sulmuesit kuqezi.

Armando Broja ishte një prej yjeve që pritej shumë në Euro 2024, por Shqipëria u eliminua që në fazën e grupeve dhe ai u aktivizua si titullar vetëm në ndeshjen e parë me Italinë.

Menjëherë pas humbjes me Spanjën, Chelsea i ka vendosur çmimin 35 milionë paunde Armando Brojës. Për gjigantin kuqezi interesohen klube jo vetëm nga Premier League, por edhe nga Bundesliga e Serie A.

Everton dorëzoi një ofertë zyrtare prej 30 milionë paundësh pak ditë më parë dhe tashmë diferenca duket e vogël e për këtë arsye mund të themi se aventura e Brojës me “Blutë e Londrës” mund të ketë përfunduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco