Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor per konçesionet në shendetësi, pyeten dëshmitarët

'Duhet zemër shqiptari nga të gjithë', Cana: Djema, shijojeni

'Duhet zemër shqiptari nga të gjithë', Cana: Djema, shijojeni

21:03, 24/06/2024
A+ Aa A-

Lorik Cana, ish-kapiteni legjendar i kombëtares së Shqipërisë deklaroi se sonte nevojitet një zemër shqiptari nga të gjithë futbollistët kuqezinj në “finalen” përballë Spanjës.

“Kemi 80% të këtij stadiumi, janë rreth 40 mijë shqiptarë. Kemi kapur çmimin e vlerave si shqiptarë, jashtë dhe brenda fushës. Ta shijojnë djemtë dhe të kapim më të mirën nga ndeshja. 

Spanja? Janë nivel shumë i lartë, të gjithë ata që do të luajnë prej tyre do të tregojnë veten. 

A duhet sonte një Lorik në fushë? Duhet një zemër shqiptari nga të gjithë ne.

Kam besim se djemtë do të luftojnë deri në momentin e fundit. Të kënaqen për vete, pastaj do të na kënaqin edhe neve”, u shpreh Cana.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco