Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor per konçesionet në shendetësi, pyeten dëshmitarët

'Besojmë te arma jonë më e fortë'/ Parashikimi i ‘guximshëm’ i Dukës: Fitojmë 1:0

'Besojmë te arma jonë më e fortë'/ Parashikimi i ‘guximshëm’ i Dukës: Fitojmë 1:0

20:43, 24/06/2024
A+ Aa A-

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për mediat pak para fillimit të takimit Shqipëri-Spanjë, ku tregon se është tepër i lumtur për rrugëtimin e djemve kuqezi dhe se edhe pas dy ndeshjeve në grupin më të fortë të Europianit, vazhdojmë të jemi akoma në lojë:

“Kjo është ndeshje e rëndësishme për të gjithë edhe për ne por edhe për spanjollët. Edhe ata duan ta fitojnë ndeshjen. Janë skuadër shumë e mirë dhe me kualitet, ne e dimë se çfarë kundërshtari kemi përballe.

Edhe ne kemi një skuadër shumë të mirë, kemi kryesuar grupin në kualifikuese, do i shkojmë deri në fund s’kemi zgjidhje tjetër. Spanja e ka fituar grupin. Favor se ndoshta e marrin më lehtë ndeshjen.

Unë mendoj që është një moment shumë i mirë që jemi këtu, jo vetëm pjesë e Europianit por që jemi ende në lojë kundër një ekipi të madh. Me vjen mirë që stadiumi është plot dhe është një vlerë e shtuar për t’i dhënë moral çunave. Ne do besojmë në armën tonë kryesore e cila është lufta në skuadër, shpresojmë të qëndrojmë sa më shumë në Gjermani. Sot fitojmë 1-0.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco