Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Kombëtarja për 'jetë a vdekje' ndaj Spanjës, Koka nga Dyseldorf: Tifozët besojnë te fitorja

Kombëtarja për 'jetë a vdekje' ndaj Spanjës, Koka nga Dyseldorf: Tifozët besojnë te fitorja

19:56, 24/06/2024
A+ Aa A-

Shqipëria do të ndeshet me Spanjën në ndeshjen e fundit të Grupit B, aty ku do të kërkojë fitoren dhe kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të një kampionati europian.

Teksa është publikuar 11-shja titullare e teknikut Silvinjo, gazetari i Syri Tv, Bled Koka në një  lidhje me Skype, drejtpërdrejt nga Dyseldorf ka përcjellë për ndjekësit atmosferën e tifozëve kuqezi.

Koka u shpreh se gjysma e stadiumit do mbulohet nga ngjyrat kuqezi dhe tifozët besojnë fort te ekipi i tyre dhe shpresojnë për fitore.

Më shumë se 60% e stadiumit do të jetë e mbushur nga shqiptarët, ka prezencë të lartë të kuqezinjve, ku është miksuar më së mirë dhe më tifozerinë spanjolle.

Shpresojmë të kemi një rezultat të mirë, tifozët besojnë fort, edhe pse përballë kemi një skuadër të fortë.

Çdo lloj pritshmërie është e kuptueshme, çdo lloj zhgënjimi është i mirëkuptueshëm .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco