Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor per konçesionet në shendetësi, pyeten dëshmitarët

Vajza e Sylvinho ‘harron’ nështetësinë spanjolle, sot bën tifo për kuqezinjtë

Vajza e Sylvinho ‘harron’ nështetësinë spanjolle, sot bën tifo për kuqezinjtë

19:16, 24/06/2024
A+ Aa A-

 

Taty Mendes, vajza e trajnerit Sylvinho, edhe pse nuk është shqiptare, ka mbështetur kuqezinjtë gjatë Euro 2024.

Së fundmi, sipas raportimeve, ajo ka udhëtuar drejt Gjermanisë, ku mbrëmjen e sotme do të luhet ndeshja e fundit e Grupit B mes Shqipërisë dhe Spanjës. Kuqezinjtë shpresojnë të vijojnë rrugëtimin në Euro2024 nëse fitojnë me Spanjën, çka do i ngjiste në kuotën e 4 pikëve dhe mund të shpresonin të kalonin fazën e grupeve si një nga skuadrat e 3-ta më të mira.

Tati Mendes ka nënshtetësi spanjolle, por duket se mbrëmjen e sotme ajo do të bëjë tifo për Shqipërinë. Madje nuk ka kursyer të veshë edhe një nga bluzat që ka logon e kombëtares kuqezi.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco