Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Spanja mund të dënohet nëse talenti Lamine Yamal luan ndaj Shqipërisë, arsyeja

Spanja mund të dënohet nëse talenti Lamine Yamal luan ndaj Shqipërisë, arsyeja

16:33, 24/06/2024
A+ Aa A-

“GOAL” ka raportuar se Spanja mund të gjobitet me një shumë të majme, nëse Lamine Yamal luan ndaj Shqipërisë sonte.

Kjo pritet të ndodhë për shkak të ndeshjes me ligjet e Gjermanisë për punën.

Në moshën 16-vjeçare ai tashmë ka dy ndeshje si titullar në dy sfidat e para të Spanjës në “EURO 2024”, duke thyer rekorde të shumta.

Talenti i jashtëzakonshëm i Lamine Yamal ka ngritur interesimin e të gjithëve, kështu edhe duke siguruar vendin startues në një kombëtare si Spanja në moshë kaq të re.

Mirëpo, paraqitja e tij në ndeshjen e ardhshme ndaj Shqipërisë, e cila luhet nga ora 21:00, mund të shkaktojë probleme ligjore për Federatën e Spanjës.

Ligjet e punës të Gjermanisë janë problemi. Këto ligje thonë se individët nën moshën 18-vjeçare nuk mund të punojnë pas orës 20:00.

Për sportistët ka një përjashtim, të cilët mund të punojnë deri në ora 23:00.

Ndeshja që nis nga ora 21:00 mund të jetë problem për Yamal, pasi ‘deadline; i orës 23:00 përfshin përfundimin e lojës, dushi dhe intervistat pas ndeshjes.

Nëse Yamal kalon kohën prej orës 23:00, atëherë Spanja do të dënohet me 30 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco