Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Shqipëria me disa ndryshime ndaj Spanjës, ja si pritet të luajnë kuqezinjtë në sfidën e fundit në grup

Shqipëria me disa ndryshime ndaj Spanjës, ja si pritet të luajnë kuqezinjtë në sfidën e fundit në grup

16:03, 24/06/2024
A+ Aa A-

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do të luajë sot në mbrëmje, ora 21:00, ndeshjen e fundit të Grupit B ndaj Spanjës. Një përballje e vështirë për kuqezinjtë e trajnerit Silvinho, që synojnë të bëjnë mrekullinë ndaj një prej skuadrave më të mira të turneut.

Sipas informacioneve që vijnë nga Gjermania, pritet që kombëtarja kuqezi të bëjë disa modifikime të vogla në formacion. Skema 4-3-3 do të konfirmohet, por priten disa risi në formacionin bazë.

Kështu, në portë do të jetë Strakosha, në qendër të mbrojtjes Gjimshiti dhe Ismajli, ndërsa në krahë pritet të luajnë Mitaj e Balliu. Ky i fundit pritet të zërë vendin e Hysaj.

Në mesfushë, Ramadanbi do të jetë në “kabinën e regjisë” dhe do të ketë në krah Asllani e Abrashi. Mesfushori veteran pritet të zërë vendin e Asani, ndërkohë që dyshja Bajrami e Laçi pritet të mbështesin Brojën në sulm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco