Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 14 e opozitës para Bashkisë Tiranë

AS zbulon formacionin, kështu pritet të rreshtohet Spanja ndaj Shqipërisë

AS zbulon formacionin, kështu pritet të rreshtohet Spanja ndaj Shqipërisë

12:02, 24/06/2024
A+ Aa A-

Spanja dhe Shqipëria do të përballen mbrëmjen e kësaj të hëne në ndeshjen e tretë të vlefshme për grupet në Euro 2024. Një ndeshje shumë e rëndësishme për kuqezinjtë për të cilët vlejnë vetëm 3 pikët, ndërsa nga ana tjetër “Iberikët” kanë siguruar kualifikimin dhe vendin e parë.

Siç shkruan AS, trajneri Luis de la Fuente ka përgatitur një rotacion pothuajse të plotë në ndeshjen kundër Shqipërisë që do të luhet në Dyseldorf.

“Qëllimi është që përveç Rodrigos të pezulluar për shkak kartonash dhe atyre të paralajmëruar, Le Normand e Cavajal, e gjithë pjesa tjetër të kenë minuta në këmbë”, shkruan spanjollja.

Për të pushuar janë parashikuar Unai Simon, Carvajal, Le Normand, Cucurella, Fabian Ruiz, Lamine Yamal, Nico Williams, Pedri dhe Morata.

Dhe kështu 11-shja startuese pritet të jetë kështu me David Raya në portë, në mbrojtje Navas në të djathtë, Vivan e Laporte në qendër dhe Grimaldo në të majtë. Në mesfushë pritet të luajë Zubimendi dhe Merino. Në sulm do të ketë minuta për Oyarzabal në të djathtë, Ferran Torres në të majtë, Olmo pas sulmuesit qendror dhe Joselu-të në qendër të ofensivës.

De la Fuente planifikon t’i japë minuta edhe Baena-s dhe Fermin në pjesën e dytë.

Ky mund të jetë një lajm i mirë për skuadrën e Shqipërisë, megjithatë duke ditur kualitetet e Spanjës mbetet një ndeshje shumë e vështirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco