Kombëtarja udhëton sot në Dusseldorf, ndryshime në formacion nga Sylvinho, 30 mijë tifozë priten në stadium

Kombëtarja udhëton sot në Dusseldorf, ndryshime në formacion nga Sylvinho, 30 mijë tifozë priten në stadium

09:55, 23/06/2024
A+ Aa A-

Shqipëria dhe Spanja luajnë nesër në orën 21:00 në stadiumin e Dusseldorfit përballjen e fundit në Grupin B të Euro 2024.

Kuqezinjtë do kërkojnë tri pikët kundër një rivali të kualifikuar për më tej dhe që në tetë ndeshje nuk e kanë mundur në asnjë rast.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë sot seancën zyrtare stërvitore, ku po sot kuqezinjtë do të nisen drejt Dusseldorfit ku do luhet edhe ndeshja. 

Ndërkohë që konferenca zyrtare e trajnerit Sylvinho dhe kapitenit Berat Gjimishiti do të zhvillohet në stadiumin e ndeshjes, në Dusseldorg në orën 18:45.

Trajneri Sylvinho duket se do bëjë disa ndryshime në ekip, duke i besuar një fanellë titullari Arbër Hoxhës dhe Ivan Balliut, kjo nga minuta e parë.

Rikthim edhe për Brojën që u la pushim në ndeshjen me Kroacinë edhe sepse ka një karton të verdhë dhe një tjetër do të thoshte se nuk luante kundër Spanjës.

Porta duket se është e Strakoshës, teksa në prapavijë Balliu, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj do i bëjnë ballë "Furisë së Kuqe".

Mesi i fushës për Ramadanin e Asllanin, me Bajramin që do jetë një lojtar i lirë.

Në mbështetje te kuqezinjve në stadiumin e Dusseldorfit besohet se do jenë më shumë se 30 mijë shqiptarë, duke u dhënë zemër lojtarëve në fushë.

Kundër Italisë në ndeshjen e parë ishin më shumë se 50 mijë tifozë të Shqipërisë, teksa pamjet e ultrasve kanë bërë bujë në Evropë.

Të hënën në 21:00 të gjithë shqiptarët do i kenë sytë në Dusseldorf, aty ku stadiumi me 49 mijë ulëse duket se do "pikturohet" kuqezi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco