Një perde në dhomën e zhveshjes! Francezët acarohen me organizimin e EURO 2024-ës

Një perde në dhomën e zhveshjes! Francezët acarohen me organizimin e EURO 2024-ës

09:27, 23/06/2024
A+ Aa A-

Një tjetër arsye për t’u mërzitur për Francën.

Që nga fillimi i kompeticionit, Didier Deshamps nuk i ka përmbajtur fjalët për organizimin e këtij Europiani nga ana e Gjermanisë.

Disa çështje e bezdisin trajnerin, veçanërisht për transportin apo organizimin e ndeshjeve, gjë që lë më shumë kohë rikuperimi për disa ekipe, si për shembull ai holandez, që pati më shumë kohë pushimi se francezët, të cilët u kthyen vonë në mbrëmje pas ndeshjes së parë kundër Austrisë.

Ndërkohë, mbërritja në stadiumin e Lajpcigut, ku u zhvillua përballja dje dhuroi një tjetër surprizë e pakëndshme!

Dhoma e zhveshjes e Francës nuk është e izoluar .

Ajo kishte vetëm një perde të gomuar që ishte instaluar për të krijuar një shkëputje nga fusha, por që nuk garantonte kurrfarë privatësie fizike dhe fonike.

Stafi i Deshamps nxitoi ta raportonte këtë situatë në UEFA, por nuk iu dha zgjidhje, çka vetëm sa shton pakënaqësitë franceze në këtë Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco