Euro 2024/ Gazetari Prokopi: Kualifikimi i Shqipërisë i mundur, por Spanja kurrësesi nuk ka ndërmend të bëjë dhurata

13:01, 22/06/2024
A+ Aa A-

Gazetari i sportit në Syri Tv, Mantho Prokopi ka komentuar në studion e lajmeve me Bled Markun mundësitë e kualifikimit të Shqipërisë në “Euro 2024”.

Prokopi në analizën e tij theksoi se entuziazmi në ekipin kombëtar është i lartë dhe kjo vihet re edhe nga konferencat për shtyp të kombëtare ku ka folur Manaj dhe Hoxha të cilët kanë folur me shpresë, pasi kemi në lojë dy rezultate.

“Kemi në lojë dy rezultate shpresëdhënëse. Edhe barazimi me Spanjën na jep shpresë pasi europiani ka të formmulën që 4 ekipet më të mira të 6 vendeve të treta kakojnë për më tej. Mua më duket pak e vështirë fitorja me Spanjën, por shpresa vdes e fundit, një gol në 90 minuta mund të ndodhë. Por nëse mposhtim Spanjën, kualifikimi është i sigurtë. Djemtë tanë duken të motivuar për rezultat me Spanjën pasi kjo e fundit është kualifikuar dhe mposhti në mënyrë të frikshme Italinë. Nëse ne dalim me 2 pikë, fati jonë varet nga ndeshja Skoci – Hungari, në këtë sfidë ne na bën punë vetëm barazimi i kësaj ndeshje, kombinuar sigurisht edhe me rezultatin e çekëve që luajnë me Gjeorgjinë dhe kjo na duhet barazim dhe në fund çekët të mposhten nga Turqia”,- tha Prokopi.

 Skuadra jonë shpreson një barazim me Sapnjën, pasi trajneri i tyre ka thënë se do luajë me rezervat, por Spanja ka një stor shumë të mirë dhe nuk ka ndërmend të na falë gjë, - tha ai.

“Djemtë kuq e zi vijojnë stërvitjen normalisht, pas stërvotjes së fundit do të bëhen gati për ndeshjen. Është bërë zyrtar edhe arbitri kryesor që do drejtojë ndeshjë, bëhet fjalë për suedezin Glenn Nyberg, që në kërkimet e mija rezulton se ka drejtuar rreth 20 sfida këtë sezon dhe ka dhënë në total 64 kartonë të verdhë. Kartonat e kuq i ka të kursyer, ku në gjithë sezonin ka dhënë vetëm 3 kartonë të tillë”, - tha Mantho Prokopi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco