Një arbitër kontrovers për sfidën me Spanjën/ Ja bilanci ynë me iberikët

Një arbitër kontrovers për sfidën me Spanjën/ Ja bilanci ynë me iberikët

11:43, 22/06/2024
A+ Aa A-

Shqipëria do të përballet me Spanjën të hënën në orën 21:00, te stadiumi i Dyseldorfit, takim i vlefshëm për Grupin A të Kampionatit Europian 2024.

Një sfidë tepër e rëndësishme për fatet e kuqezinjve, që u duhet patjetër fitorja për t’u kualifikuar nga “grupi i ferrit”.

UEFA ka zyrtarizuar ditën e sotme edhe arbitrat që do të gjykojnë këtë ndeshje.

Gjyqtar kryesor do të jetë suedezi Glen Nyberg, arbitri i famshëm i çerekfinales së Ligës së Kampioneve, midis Arsenalit dhe Bajern Mynihut në “Emirates Stadium” të Londrës.

Arbitri mbahet mend mirë nga tifozeritë e të dyja skuadrave, sepse sipas tyre, suedezi ua mohoi një penallti secilës palë.

Asistentë të tij do të jenë Mahbod Beigi dhe Andreas Sëderqvist, po ashtu suedezë. Gjyqtar i katërt do të jetë ukrainasi Kristian Dingert, ndërsa në VAR do të jenë anglezi David Kote dhe gjermani Marko Fric.

Spanja është një nga kombëtaret që për vite me radhë ka dominuar në arenën europiane dhe botërore. Cilësitë e saj janë të jashtëzakonshme dhe në çdo kompeticion, ata hyjnë me objektiva maksimal për të fituar gjithçka.

Nëse do t’i referohemi dhe statistikave që Furia e kuqe ka përballë kuqezinjve, historia dhe çdo gjë tjetër flasin në favor të tyre.

Nuk kemi fituar kurrë ndaj tyre dhe në 8 ndeshje që jemi përballur, regjistrojmë 8 humbje dhe për më tepër bie në sy numri i lartë i golave të pësuar, plot 31, ndërsa kuqezinjtë i kanë shënuar kësaj kombëtareje vetëm 3 herë.

Hera e fundit që këto dy ekipe luajtën me njëra-tjetrën ishte 26 mars 2022, në një miqësore ku Spanja fitoi 2-1, ndërsa golin e vetëm tonin e shënoi Myrto Uzuni. Çdo gjë flet në favor të tyre, megjithatë përfaqësuesja shqiptare nuk ka çfarë të humbasë dhe do të bëjë çmos për ta shkruar historinë e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco