FOTOREPORTAZH/ Kombëtarja vijon përgatitjet në një atmosferë pozitive

FOTOREPORTAZH/ Kombëtarja vijon përgatitjet në një atmosferë pozitive

11:08, 22/06/2024
A+ Aa A-

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi seancën e radhës stërvitore në Kaiserau në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e tretë të Grupit B, atë ndaj Spanjës.

Një atmosferë pozitive ka pushtuar kampin kuqezi që është besimplotë se mund të bëjë surprizën për të kaluar grupet, për sa kohë matematika ja lejon, ndonëse përballë ka gjigandët iberikë.

Sipas programit, skuadra ka zhvilluar një seancë me ngarkesë të plotë dhe për fatin e mirë, të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë fizike dhe në dispozicion të trajnerit Sylvinho.

Pas palestrës dhe ushtrimeve fizike, trajneri brazilian ka punuar për pjesën taktike të ndeshjes me Spanjën. Duket se gjithçka është gati. Shqipëria do të luajë shanset e saj dhe do të luftojë deri në fund për fitore me Spanjën.

Dueli do të luhet të hënën e 24 qershorit në orën 21:00, ndërsa po në të njëjtën kohë Italia do të sfidojë Kroacinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco