Historia e pabesueshme e Virgil van Dijk, kapitenit të Holandës

Historia e pabesueshme e Virgil van Dijk, kapitenit të Holandës

08:08, 22/06/2024
A+ Aa A-

Virgil Van Dijk është sot kapiteni i Holandës. Por pak i dinë vështirësitë e tij për të arritur deri këtu kur është bërë kapiten i “tulipanëve” dhe një nga lojtarët më të mirë të kombëtares së tij.

E çuditshmja është që një lojtar i përmasave të tij, debutimin në një Europian e bëri vetëm para disa ditësh, në sfidën e Holandës përballë Polonisë. U zbulua vonë, por edhe fati nuk ka qenë me të.

Në vitin 2016, Holanda nuk u kualifikua në Europian, ndërsa në vitin 2020 Europiani u shty për shkak të Coivid dhe ai e humbi sepse u dëmtua rëndë.

Por 4 vite më vonë, atë e gjejmë sërish në këmbë në një “jetë të re”, tashmë me shiritin e kapitenit në krah dhe pas suksesit me Liverpool.

“Te Holanda është një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe mendoj që Van Dijk është një nga mbrojtësat më të mirë jo vetëm të brezit të vet aktual, por edhe një nga mbrojtësat më të mirë në të gjithë historinë e futbollit europian për posturën që ka, për personalitetin që është, për mënyrën si qëndron në fushë dhe për atë se çfarë jep në lidership ekipit të vet”, tha Arjan Peço.

“Mua më pëlqejnë këta lojtarët që janë me punë. I ngjan pak Kumbullës që e kemi ne te Shqipëria si fizik. Thjesht Kumbulla duhet të punojë pak më shumë për të ardhur kështu fit siç është ky, sepse janë të dy që e lexojnë lojën shumë mirë. Mendoj që është një nga mbrojtësat që kur e kam parë Holandën, mendoj që është një nga mbrojtësit më të mirë që ka pasur ndonjëherë Holanda”, tha Alban Bushi./Marrë nga TV Klan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco