Ukraina përmbys Sllovakinë dhe mban gjallë shpresat për kualifikim

Ukraina përmbys Sllovakinë dhe mban gjallë shpresat për kualifikim

16:50, 21/06/2024
A+ Aa A-

Është mbyllur me rezultatin 1-2 përballja mes Sllovakisë dhe Ukrainës.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 17’, me Ivan Schranz që kaloi sllovakët në avantazh. 30-vjeçari i Slavia Prague në Çeki, realizoi me kokë pas krosimit të Lukas Haraslin, duke dërguar tifozët sllovakë në ekstazë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Sllovakisë, ndërkohë që e dyta nisi me barazimin e ukrainasve.

Minuta e 54′, asist i Oleksandr Zinchenkos dhe finalizim i bukur nga Mykola Shaparenko, mesfushori i Dinamos së Kievit.

Ndërkohë minuta e 80′ solli edhe përmbysjen e rezultatit. Hidhet një top i gjatë drejtë zonës për Jarençuk, ky i fundit e kontrrollon mirë topin dhe godet duke shënuar dhe i dhënë avantazhin të tijve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco