Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 14 e opozitës para Bashkisë Tiranë

Kane mes legjendave, sulmuesi barazon rekordin e ish-yjeve të Anglisë

Kane mes legjendave, sulmuesi barazon rekordin e ish-yjeve të Anglisë

10:55, 21/06/2024
A+ Aa A-

Pavarësisht se arriti të gjente rrugën e rrjetës, vetëm pas 18 minuta pas nisjes së lojës, Harry Kane nuk arriti të bënte më shumë, ndaj Danimarkës, duke u ndalur në barazimin 1-1.

Mirëpo ky goli solli jo pak gëzim për yllin e sulmit. Sipas agjencisë së specializuar për statistika, OPTA, me golin e shënuar Kane ka barazuar legjendat e sulmit anglez, Michael Oëen e Wayne Rooney, duke u bërë kështu lojtari i tretë në historinë e “Tre Luanëve”, i cili arrin të shënojë në katër kompeticioni madhore radhazi.

Kështu, Kane ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në Botërorin e Rusisë, në vitin 2018, në Evropianin e vitit 2021, para tifozët të tij, në “Wembley”, në Botërorin e Katarit, në vitin 2022 dhe së fundmi, në Euro 2024, që po zhvillohet në Gjermani.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco