Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 14 e opozitës para Bashkisë Tiranë

 Argjentina debuton me fitore në Copa America, Messi asiston, por humbet raste të pastra

Argjentina debuton me fitore në Copa America, Messi asiston, por humbet raste të pastra

10:18, 21/06/2024
A+ Aa A-

 

Argjentina e nisi mbrojtjen e titullit në Copa América me fitoren 2-0 ndaj Kanadasë, në takimin inaugurues të kompeticionit, të luajtur në Atlanta, me ankesa të shumta për cilësinë e fushës.

Në formacionin argjentinas, Di María ishte titullar (u largua nga fusha në minutën 68’), ndërsa Otamendi e nisi nga stoli (u aktivizua në minutën 77’).

Julián Álvarez, në minutën e 49-të, dhe Lautaro Martínez, në minutën e 88-të shënuan golat e fitores për kampionët e botës në fuqi.

Lionel Messi, lojtari me më së shumti paraqitje në këtë kompeticion (35), ishte vendimtar në golin e parë me asistin për Mac Allister, i cili u dëmtua në dyluftimin me portierin, por ia bëri të lehtë finalizimin Alvarezit. “Pleshti asistoi në shënimin e golit të dytë, me autor Lautaro Martinezin.

Në minutën e 8-të, Di María bëri një vrapim të pabesueshëm, por u ndal në fund nga portieri. Eustáquio i Kanadasë goditi rrezikshëm me kokë, por Martínez reagoi në pozicion.

Në minutat 65’ dhe 79’ Messi pati raste të mira, por nuk arriti të shënonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco