'Brohoritën vritni serbët'/ Media serbe: Shqipëria dhe Kroacia do të dënohen rëndë nga UEFA

'Brohoritën vritni serbët'/ Media serbe: Shqipëria dhe Kroacia do të dënohen rëndë nga UEFA

19:42, 19/06/2024
A+ Aa A-

Media serbe Kurir ka nxituar të dalë në përfundime se Shqipëria dhe Kroacia do të përballen me “dënime të rënda” nga UEFA pas sfidës që u zhvillua ditën e sotme në stadiumin Volksparkstadion të Hamburgut.

Duke cituar një burim pranë Federatës Evropiane të Futbollit, Kurir shprehet se Shqipëria dhe Kroacia do të dënohen për skenat e krijuara në impiantin sportiv dhe brohoritjet e tifozerive, që sipas tyre kanë qenë me motive denigruese ndaj serbëve.

Sipas gazetës në tribuna u bënë thirrje “vritni serbët”, gjë që ka sjellë çeljen e hetimeve nga ana e UEFA-s.

Kurir shton se vendimi do të shpallet në fund të javës dhe mund të variojë nga një gjobë e majme deri në kufizim për tifozeritë e Shqipërisë dhe Kroacisë për ndeshjet e tyre të radhës në Euro2024.

Po ashtu pritet një reagim edhe nga Federata Serbe e Futbollit drejt UEFA-s për atë që ka ndodhur në Hamburg, shkruan gazeta e Beogradit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco