Portugali-Republika Çeke/ Mbyllet pjesa e parë, rezultati dhe statistikat

Portugali-Republika Çeke/ Mbyllet pjesa e parë, rezultati dhe statistikat

21:47, 18/06/2024
A+ Aa A-

“Luzitanët” e Portugalisë janë treguar “të magjishëm”, deri në këtë pikë, të sfidës së parë, të rrugëtimit evropian, në Euro 2024, ku pavarësisht se nuk kanë mundur të gjejnë golin e avantazhit kanë dominuar totalisht Republikën Çeke, në sfidën e Grupit F.

Djemtë e tekniku Roberto Martinez u hodhën që në sekondën e parë në sulm, teksa ngritën “kampin” në mbrojtjen e çekëve, duke tentuar vazhdimisht portën e tyre, me rastin më flagranat që e pati kapiteni i tyre, Cristiano Ronaldo, mirëpo “garidani”, Jindrich Stanek ishte i vëmëndshëm, duke e ndaluar në mënyrë spektakolare, 5 herë fituesin e “Topit të Artë”.

Tashmë nuk na mbetet asgjë më shumë vetëm për të shijuar edhe pjesën e dytë të kësaj sfide, aty ku padyshim “Luzitanët” do të sulmojnë shumë më shumë, për ta nisur me një fitore të madhe Kampionatin Evropian të futbollit. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco