EURO 2024/ Publikohen formacionet e sfidës Portugali-Republika Çeke

EURO 2024/ Publikohen formacionet e sfidës Portugali-Republika Çeke

20:13, 18/06/2024
A+ Aa A-

 

Është Evropiani i tij 6-të dhe skuadra e tij është padyshim mes pretendentëve për fitimin e trofeut. Cristiano Ronaldo të udhëheqë sërish Portugalinë e tij, kësaj here në EURO 2024-ën, e Gjermanisë aty ku mbrëmjen e kësaj të marte do të nisin zyrtarisht rrugëtimin e tyre, përballë Republikës Çeke, në “Red Bull Arena”, të Lajpcigut.

Për sfidën e parë të Grupit F, tekniku Roberto Martinez ka zgjedhur të hedhë në fushë më të mirët, me formulën 3-5-2, ku mes shtyllave do të qëndrojë “shtatlarti” i Porto, Diogo Costa e para tij janë Diogo Dalot, Ruben Dias e “veterani” Pepe, me legjendën e mbrojtjes që sot thyen rekordin e lojtarit më të vjetër në moshë, në një Kampionat Evropian. Në krahët e mesfushës janë Nuno Mendes e Joao Cancelo, me qendrën që përbëhet nga Vitinha, Bernardo Silva e Bruno Fernandes, ndërsa në sulm janë pozicionuar dy “yjet”, Rafael Leao dhe 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo.

Në krahun tjetër, tekniku Ivan Hasek i ka rreshtuar të tijët, po me të njëjtin formacion, atë 3-5-2, ku në portë është vendosur Stanek e para tij Krejci, Hranac e Holes. Në mesfushën janë vendosur Coufal e Douder, nga krahët, ndërsa në qendër pozicionohen Sulc, Soucek e Provod, ndërsa në sulm vendosen Kuchta e Schick

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco