Kroacia humb yllin e mesfushës, Vlashiç dëmtohet dhe lë në mes Europianin

Kroacia humb yllin e mesfushës, Vlashiç dëmtohet dhe lë në mes Europianin

12:45, 18/06/2024
A+ Aa A-

Kroacia ka humbur pjesët para ndeshjes së dytë në grup, që luhet nesër kundër Shqipërisë në Hamburg.

Ylli i Torinos, Nikola Vlashiç ka pësuar një dëmtim muskulor që do ti kushtojë shtrenjtë, pasi do të humbasë pjesën tjetër të Kampionatit Europian.

HNS raporton se mesfushori 26 vjeçar do të largohet nga kampi i kombëtares pas lëndimit që pësoi gjatë stërvitjes së zhvilluar dje në orën 15:00. Sot Vllashiç iu nënshtrua një ekzaminimi me rezonancë magnetike me mjekun e kombëtares Sasha Jankoviç, i cili zbuloi një këputje të lehtë të muskujve.

Pas zbulimit të shkallës së dëmtimit trajneri Zlatko Daliç në marrëveshje me Vlashiç dhe stafin mjekësor kanë vendosur që mesfushori të largohet nga grumbullimi.

“Nikola investoi shumë mund dhe energji për të ndihmuar kombëtaren në Europian dhe më vjen shumë keq për këtë dëmtim muskulor që pësoi. Pranuam me vetëdije një rrezik sepse kishim një listë të zgjeruar me 26 lojtarë dhe Nikola është pjesë përbërëse e kësaj skuadre, pasi ai nga ana e tij donte të ishte pjesë e ekipit në kompeticionin e madh. Fatkeqësisht, një tjetër lëndim ndodhi dhe unë vetëm mund ta falënderoj  për përpjekjen e tij të jashtëzakonshme dhe t'i uroj shërim të shpejtë dhe të kthehet në fushë në formën e tij më të mirë”, tha Daliç.

Vetë lojtari ndërkohë është shprehur i prekur se i vjen keq që po e braktis kombëtaren për shkak të këtij lëndimi të ri.

“Unë vërtet bëra gjithçka për t'u përgatitur dhe falënderoj trajnerin dhe stafin për mundësinë për të treguar se jam gati në stërvitje. I uroj ekipit fat të mirë, besoj shumë tek ata dhe jam i sigurt se do të arrijnë suksese të reja në këtë Europian. Unë do të jem tifozi i tyre më i madh”, tha Vlashiç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco