Mediat kroate zbulojnë sulmuesin titullar për ndeshjen me Shqipërinë

Mediat kroate zbulojnë sulmuesin titullar për ndeshjen me Shqipërinë

11:39, 18/06/2024
A+ Aa A-

Sulmuesit e Dinamos së Zagrebit, Bruno Petkoviç do t’i besohet maja e sulmit kroat në derbin ballkanas që luhet mesditën e nesërme në Hamburg.

Për sfidën me Shqipërinë trajneri Zlatko Daliç po përgatit ndryshime në skuadër dhe përveç shkrirjes së trekëndëshit të mesfushës Modriç-Kovaçiç-Brozoviç, sulmi do jetë reparti tjetër që do të preket.

Sipas ‘Sportske novosti’, që i referohet burimeve nga stafi teknik i Kroacisë, Petkoviç do të startojë nga minuta e parë. Shoku i skuadrës së Arbër Hoxhës duket se ka fituar balotazhin me Budimir, të cilit iu besua sulmi në ndeshjen e parë të grupit, ku u mundën 3-0 nga Spanja.

Budimir pritej të thyente mbrojtjen spanjolle nisur nga fakti që luan tek Osasuna dhe i njeh mirë iberikët, por kjo nuk ndodhi.

Ndaj Shqipërisë, Daliç pret që Kroacia e tij të ketë më shumë posedim të topit dhe të dominojë në mesfushë, ndaj do të përdoret Petkoviç për të depërtuar më lehtë në mbrojtjen kuqezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco