FOTO/ Kombëtarja niset drejt Hamburgut, përcaktohen arbitrat e ndeshjes me Kroacinë

FOTO/ Kombëtarja niset drejt Hamburgut, përcaktohen arbitrat e ndeshjes me Kroacinë

09:52, 18/06/2024
A+ Aa A-

Shqipëria do të luajë të mërkurën ndaj Kroacisë ndeshjen e dytë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” në stadiumin “Volksparkstadion” të  Hamburgut, në orën 15:00.

Sfida e dytë e kuqezinjve në Europian do të gjykohet nga një trupë arbitrash francezë.

Kryesori i këtij takimi do të jetë arbitri francez, François Letexier, teksa asistentët e tij do të jenë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni. Në rolin e arbitrit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Sandro Schärer. Ndërsa, Willy Delajod do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesor François Letexier nga dhoma e VAR-it.

Shqipëria dhe Kroacia zbresin në fushë me zero pikë dhe dueli shihet si një përballje ‘jetë a vdekje’ për kalimin në raundin e dytë. Kjo ndeshje do të vulosë fatin e një prej ekipeve për vijimin e rrugëtimit europian.

Ekipi është nisur ditën e sotme drejt Hamburgut nga kampi i stërvitjes në Dortmund. Ndërkohë, pasdite në 17:15 do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit Sylvinho dhe kapitenit të ekipit, Berat Gjimshti.

Pas konferencës, lojtarët e kombëtares do të zbresin sërish në fushë për stërvitjen e fundit para përballjes me Kroacinë. Stërvitja do të mbahet në stadiumin e St.Paulit dhe jo atë Hamburgut ku do të zhvillohet ndeshja, pasi UEFA ka merak gjendjen e fushës që të jetë mirë për ndeshjen e së nesërmes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco