Franca fiton me autogol, 'Gjelat' sigurojnë pikët e para në Euro 2024

Franca fiton me autogol, 'Gjelat' sigurojnë pikët e para në Euro 2024

22:59, 17/06/2024
A+ Aa A-

 

Fitore me shumë vuajtje, por edhe me fat e Francës përballë Austrisë në ndeshjen e dytë në Grupin D. Nj autogol i Wober në minutën e 38-të, pas depërtimit të Kylian Mbappesë nga e djathta, vendosi fatin e një ndeshjeje mjaft të luftuar në “Arenën e Dusseldorfit”, ku ndoshta austriakët meritonin diçka më shumë.

Meritë të madhe në këtë fitore të “Gjelave” kishte portieri Maignan me ndërhyrjen vendimtare ndaj Christoph Baumgartner në minutën e 38-të, duke u mohuar golin austriakëve.

Një mbrëmje që përtej fitores nuk la një shije të mirë sa i përket formës së Mbappesë, që në mënyrë të pabesueshme goditi jashtë përballë portierit austriak (55’).

Franca me këtë fitore i bashkohet Holandën në kuotën e tri pikëve në krye të Grupit D.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco