Lajmi i fundit

Kuvendi i jep fund spekulimeve, kryetarit të PD Sali Berisha nuk i hiqet mandati i deputetit

Formacioni i mundshëm/ Nga mbrojtja në sulm, Kombëtarja me lojtarë dhe skemë të re ndaj Kroacisë

Formacioni i mundshëm/ Nga mbrojtja në sulm, Kombëtarja me lojtarë dhe skemë të re ndaj Kroacisë

17:49, 17/06/2024
A+ Aa A-

 

Natyrisht, asnjë teknik nuk i tregon planet e tij. Këtë nuk e bën as brazilani Sylvinho, ndonëse është e qartë se trajneri brazilian mendon për diçka ndryshe ndaj Kroacisë.

Kombëtarja luan duelin vendimtar ndaj ekipit që zuri vendin e tretë në Botërorin e kaluar, dhe humbja do të ishte shuarje e çdo ëndrre, ndaj do të bëhet çmos për të marrë pikët.

Sylvinho ka në mendje dy skema, atë që pati ndaj Italisë me 4-2-3-1, si dhe 4-3-3, që e ka provuar në miqësore, mirëpo përveç skemës dilemat vazhdojnë edhe në formacionin titullar, teksa në katërshen e mbrojtjes nuk dihet nëse do të luhet njësoj, apo “pistoni” i Rayo Vallecano, në La Liga, Ivan Balliu do të luajë në vend të Hysajt.

Mesfusha me 3 lojtarë do të kishte më shumë energji dhe forcë fizike me Ramadanin dhe Qazim Laçin, dhe si dhe klas me Asllanin. Në repartin ofensiv, mund të sakrifikohet Seferi, ndërsa Asani ka edhe një dëmtim, por edhe lodhje për shkak të mosaktivizimit në Korenë e Jugut.

Me Brojën që pritet të jetë sërish zgjedhja e parë si qendërsulmues, majtas do të luante Bajrami dhe djathtas Arbër Hoxha i Dinamo Zagreb, që u paraqit mirë në pjesën e dytë ndaj Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco