Rumania e nis me këmbë të mbarë rrugëtimin, mposht bindshëm Ukrainën dhe merr kreun e Grupit E

Rumania e nis me këmbë të mbarë rrugëtimin, mposht bindshëm Ukrainën dhe merr kreun e Grupit E

17:04, 17/06/2024
A+ Aa A-

 

Rumania e nis me këmbë të mbarë rrugëtimin në Kampionatin Europian, Gjermani 2024, ndërsa fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Ukrainës në takimin e parë të Grupit E.

Rumunët morën avantazhin në minutën e 29’ të lojës, me Stanciu, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 1-0.

Pavarësisht tentativave nga ukrainasit, skuadra rumune dyfishoi avantazhin në minutën e 53’ me një super goditje të Marin, teksa vetëm katër minuta më pa Dragus vulosi këtë takim, duke shënuar golin e tretë për Rumaninë.

3-0 dhe Rumani kryeson Grupin E, teksa Ukraina renditet në vend të katërt.

Ndërkohë vlen të theksohet se në 18:00 do të nisë ndeshja tjetër e këtij grupi ajo mes Belgjikës dhe Sllovakisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco