Heroi i Anglisë, Bellingam: Serbia na vuri në vështirësi, ja sekreti i formës time

Heroi i Anglisë, Bellingam: Serbia na vuri në vështirësi, ja sekreti i formës time

11:36, 17/06/2024
A+ Aa A-

Ylli i Anglisë në suksesin kundër Serbisë ka qenë Xhud Bellingam me golin e tij. Duke folur pas takimit, mesfushori ka nënvizuar faktin se ballkanasit kanë qenë një kockë e fortë për Anglinë.“Ka qenë një ndeshje shumë e fortë, sepse Serbia ka treguar se di të luajë mjaft mirë futboll. Ka qenë një skuadër fizike, robuste.

Nuk është se nuk e prisnim, por ne ndoshta duhej të kishim bërë më mirë. Sekreti i Bellingamit? Nuk ka ndonjë të veçantë. Nëse mund të quhet e veçantë është fakti se rrethohem nga miq. Nuk jam vetëm, kam njerëz të mrekullueshëm që më mbështesin”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco