Tenton të përfshihet në sherr/  Djali i Vuçiç ishte pjesë e huliganëve serbë

Tenton të përfshihet në sherr/ Djali i Vuçiç ishte pjesë e huliganëve serbë

21:39, 16/06/2024
A+ Aa A-

Një përleshje mes tifozëve anglezë dhe atyre serbë ndodhi në Gelsenkirchen të Gjermanisë, aty ku pas pak do të luhet ndeshja mes Anglisë dhe Serbisë.

Përleshja ishte mjaft e madhe, me tavolina, karrike e shishe qelqi që fluturonin në rrugë. Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vërejtur se në përleshjen e tifozëve ka dashur të marrë pjesë edhe Danilo Vuçiq,djali i madh i presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.Në video shihet se ai tentoi të përfshihet në konflikt, por sigurimi që e shoqëron si djali i presidentit e pengon atë që ta bëjë këtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco