EURO 2024/ Publikohen formacionet e sfidës Serbi-Angli

EURO 2024/ Publikohen formacionet e sfidës Serbi-Angli

20:26, 16/06/2024
A+ Aa A-

 

Janë padyshim favoritët absolut për fitimin e trofeut. “Tre Luanët” e Anglisë nisin mbrëmjen e kësaj të diele aventurën e tyre evropiane, teksa në “Veltnis Arena” të Gelsenkirshenit do të përballen, me përfaqëusesen e Serbisë, në sfidën e dytë të xhiros së parë, të Grupit D, të Kampionatit Evropian të futbollit.

Sa i përket formacioneve, tekniku Dragan Stojkovic i ka rreshtuar të tijët, me formulën 3-5-2, ku në portë është vendosur Rajkovic e para tij Pavlovic, Milenkovic e Veljkovic. Në krahët e mesfushës janë Zivkovic e Kostic, me qendrën që mbulohet nga Lukic, Guelj e Milinkovic-Savic, ndërsa në sulm janë dy “bomberët”, Dusan Vlahovic e Aleksandr Mitrovic.

Në krahun tjetër, tekniku Gareth Southgate i ka rreshtuar “Tre Luanët”, me formulën 4-2-3-1, ku në portë ështe vendosur Pickford. Në krahët e mbrojtjes janë Ëalker e Trippier, me qendrën që mbulohet nga Stones e Guehi. Më të tërhequr në mesfushë pozicionohen Alexander-Arnold e Rice, ndërsa para tyre janë Bukayo Saka, Jude Bellingham e Phil Foden, ndërsa në majën e sulmit vendoset i vetëm “bomberi”, Harry Kane

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco