VIDEO/ Janza gjen rrugën drejt rrjetës, barazon Sllovenia

VIDEO/ Janza gjen rrugën drejt rrjetës, barazon Sllovenia

19:40, 16/06/2024
A+ Aa A-

Ashtu si në çdo sfidë tjetër edhe kjo mes Sllovenisë e Danimarkës, në “MHP Arena”, të Shtutgartit është zhbllokuar shumë shpejt me “Vikingët” danezë, që kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Një aksion perfekt i djemve të Kasper Hojmlund është finalizuar më së miri nga “fantazisti” i mesfushës, Christian Eriksen, i cili me një goditje perfekte në brendësi të zonës ka arritur të ndëshkojë portierin Oblak. Rezultati shkon në 0 me 1.

Në minutën e 77', sllovakët më në fund gjejnë golin me Janza. Një “predhë” e tij nga jashtë zone devijohet nga mbrojtja daneze duke i ndryshuar trajektoren topit, me këtë të fundit që përfundon në rrjetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco