VIDEO/ Zhbllokohet sfida, Eriksen i jep avantazhin Danimarkës

VIDEO/ Zhbllokohet sfida, Eriksen i jep avantazhin Danimarkës

18:27, 16/06/2024
A+ Aa A-

Po rezulton të jetë një Evropian plot gola e spektakël. Ashtu si në çdo sfidë tjetër edhe kjo mes Sllovenisë e Danimarkës, në “MHP Arena”, të Shtutgartit është zhbllokuar shumë shpejt me “Vikingët” danezë, që kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Një aksion perfekt i djemve të Kasper Hojmlund është finalizuar më së miri nga “fantazisti” i mesfushës, Christian Eriksen, i cili me një goditje perfekte në brendësi të zonës ka arritur të ndëshkojë portierin Oblak. Rezultati shkon në 0 me 1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco