Realizoi golin më të shpejtë në historinë e Europianit, Nedim Bajrami për UEFA-n: E kam ëndërruar këtë që fëmijë…

Realizoi golin më të shpejtë në historinë e Europianit, Nedim Bajrami për UEFA-n: E kam ëndërruar këtë që fëmijë…

09:03, 16/06/2024
A+ Aa A-

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Nedim Bajrami shënoi golin e vetëm për Shqipërinë kundër Italisë. Por një gol me peshë të madhe që do mbahet mend gjatë. Pas përfundimit të sfidës ai dha një prononcim për UEFA-n.

“Të shënosh për Shqipërinë në një kampionat Europian për mua ka qenë një ëndërr. E kam ëndërruar këtë që fëmijë dhe kam punuar shumë fort për këtë.

Nuk e dija që shënova golin më të shpejtë në historinë e Europianit, por duhet të vazhdoj ta mbaj.

Në ditët në vijim ne duhet të përgatitemi për ndeshjen me Kroacinë”, deklaroi Bajrami.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco