Kapiteni tremb Spanjën, rrezikon të humbasë duelin ndaj Italisë

Kapiteni tremb Spanjën, rrezikon të humbasë duelin ndaj Italisë

22:27, 15/06/2024
A+ Aa A-

Alvaro Morata rrezikon të humbasë duelin ndaj Italisë. Në minutën e 66-të Spanjë-Kroaci, sulmuesi kërkoi zëvendësim pas një goditjeje të pësuar, njërën dorë në fytyrë dhe tjetrën në gjurin e majtë, para se të linte fushën me këmbët e tij. 

Testet në ditët në vijim do të mund të përcaktojnë shkallën e dëmtimit dhe nëse ai do të mund të dalë në fushë kundër Italisë, më 20 qershor, në ndeshjen e dytë të Grupit B. 

“Ishte një goditje e fortë, këmba më dhimbte shumë dhe gjëja më e mirë ishte të dilja jashtë”, u shpreh Morata. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco