Gazetari me tifozët Kuq-e-Zi në Dortmund: Koreografinë e kemi surprizë! Mësuam diçka për Berishën dhe Seferin Gazetari dhe tifoi Kuq-eZi- Ariglon Pali

Gazetari me tifozët Kuq-e-Zi në Dortmund: Koreografinë e kemi surprizë! Mësuam diçka për Berishën dhe Seferin

13:47, 15/06/2024
A+ Aa A-

Nga Dortmundi në Gjermani, gazetari dhe tifozi i zjarrtë  Arigloni Pali, në një lidhje direkte në SYRI TV ka përshkruar në mesditë, atmosferën flakëruese të qytetit që është pushtuar nga dhjetëra mijë tifozë shqiptarë. Ata presin të ndjekin ndeshjen Shqipëri-Itali këtë mbremje, e vlefshme për kampionatin evropian të futbollit.

I pyetur nga kolegët e tij në studio, Bled Marku dhe Mantho Prokopi për pjesëmarrjen, formacionet dhe mbi të gjitha, spektaklin që kanë krijuar tifozët KuqeZi, Pali shfaqi në fillim panoramën që e rrethonte, shqiptarët me plisa dhe muzikën popullore që buçiste kudo ndërkohë që tregoni:

“Atmosfera është shumë e zjarrtë. Jemi në qëndër të Dortmundit, në një nga sheshet. Dortmundi sot është sikur të jemi në Tiranë. Atmosfera është aq e zjarrtë dhe ju kërkoj ndjesë në studio që nuk ju dëgjoj shumë mirë.

Është folur për 51 mijë tifozë, por shifra mund të jetë edhe më e lartë pasi kam disa orë që jam në Dortmund dhe i kam parë a s’i kam parë 100 italianë, ndërkohë që çdo vend është plot me shqiptarë. Besoj se tek Fan Zone mund të jetë edhe 50 mijë të tjerë.

Momentalisht tifozët janë mbledhur në një shesh dhe po festojnë. Më pas do të drejtohen tek Fan Zone ku tifozët KuqeZi kanë bërë dhe njoftimin e nga ku do të nisemi drejt stadiumit.

Unë, përveçse gazetar, jam anëtar i tifozëve KuqeZi dhe do të ketë koreografi në të tria ndeshjet, por ju kërkojmë ndjesë, koreografinë e kemi surprizë.

Dielli ka dalë sapo erdhëm ne dhe po festojmë, koha është shumë e mirë. Ishte folur se do të ishte pak ftohtë, por është ditë më diell, ditë tamam për tri pikë!”

I pyetur për formacionin që do të zbresë sot në fushë, Pali tha:

“Është 11-shja e fundit që ka luajtur me Azerbajxhanin, po me ndryshim dy –tre lëvizje të vogla ku një ndër to është edhe porta, Berisha me Strakoshën! Mendohet që do të nisë Berisha dhe jo Strakosha. Gjithashtu ka pasur edhe një mendim të fundit nga burime të miat që në vend të Taulant Seferit mund të nisë dhe Arbën Hoxha, pasi ndeshja që ai luajti me Azerbajxhanin ka qenë mjaft e mirë.”

Po formacioni italian, si pritet?- ishte pyetja në vazhdim nag studio. Por më mirë ndiqni pamjet e sjella nga Ariglon Pali dhe intervistën e plotë nga Dortmundi, dhënë sot në SYRI TV/ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco