Shqipëria nis sot EURO 2024 kundër Italisë, ja formacioni i mundshëm i Kombëtares shqiptare

Shqipëria nis sot EURO 2024 kundër Italisë, ja formacioni i mundshëm i Kombëtares shqiptare

09:25, 15/06/2024
A+ Aa A-

Duke shpresuar që motivimi nga prania e atyre 50 mijë tifozëve kuqezi do të bëjë punën e vet nga shkallët e stadiumit, në fushë është histori tjetër. Nuk është aspak e lehtë, trajneri Silvinjo dhe lojtarët e dinë shumë mirë çfarë i pret kundër Italisë. Përgatitjet në Gjermani kanë shkuar mirë dhe për fat të mirë nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike para sfidës së sotme.

Në fushë do të zbresin më të mirët e momentit, ndërsa për strategjinë e trajnerit brazilian ka një dilemë: do të na duhen më shumë muskuj në mesfushë, apo do të luajmë me formacionin tip të kualifikueseve, 4-2-3-1. Kjo dilemë sjell balotazhin Seferi-Laçi dhe rrjedhimisht edhe ndryshimin e rreshtimit. Porta pritet t’i besohet Berishës, që ka më shumë eksperiencë. Përpara tij do të luajnë Hysaj dhe Mitaj nga krahët dhe kapiteni Gjimshiti e Ismajli në qendër të mbrojtjes. Në mesfushë, Asllani dhe Ramadani janë të sigurt në qendër, shkruan Panorama.

Nëse trajneri Silvinjo u bashkon atyre edhe Laçin, atëherë Bajrami do të spostohet në të majtë të sulmit, duke ulur Deferin në stol. Asani do të pozicionohet në të djathtë të sulmit, me shpresën e se majta e tij do të përgjigjet edhe këtë herë, ndërsa në majë të sulmit do të jetë Broja, i cili ka shansin ideal për t’i bindur të gjithë për gjithçka që është folur dje flitet për të. Shqipëri këtë herë vjen me alternativa të mira dhe të shumta edhe në stol, me lojtarë të aftë për ta ndihmuar skuadrën, nëse thirren në apel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco