Lajmi i fundit

Antidroga në rrugën 'Myslym Shyri' në Tiranë, tre arrestime

Gjysma e stadiumit do të jetë me shqiptarë, Duka: “Muri i verdhë” i Dortmundit do të jetë “mur i kuq”

Gjysma e stadiumit do të jetë me shqiptarë, Duka: “Muri i verdhë” i Dortmundit do të jetë “mur i kuq”

09:08, 14/06/2024
A+ Aa A-

Stadiumi i Borusia Dortmundit, i cili mban rregullisht mbi 81,000 spektatorë për ndeshjet e klubit, do të ketë një kapacitet të reduktuar prej 67,000 gjatë Euro 2024.

Presidenti i FSH-së, Armand Duka, tha për emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV se 22 mijë bileta janë blerë nga tifozët shqiptarë. Sipas tij, gjysma e stadiumit do të jetë kuq e zi.

“Në ndeshje të tilla ndërkombëtare kapaciteti i stadiumit të Dortmundit është 67 mijë, është komplet i shitur, d.m.th. do të jetë një stadium plot.

Unë kam statistika nga UEFA se ku janë shitur më shumë biletat. 22 mijë bileta të kësaj ndeshje janë shitur në Gjermani, dhe duke pasur parasysh se kemi një komunitet të madh në Gjermani, mendoj se shumica prej tyre duhet të jenë shqiptarë. Në Shqipëri janë shitur rreth 5600 bileta, në Itali, 5200 dhe në vendet tjera, Zvicër, Suedi, etj dhe kjo bën të mendosh se gjysma e stadiumit do të jetë shqiptar dhe ai muri, sepse ai stadium njihet si muri i verdhë i tifozëve te Dortmundit, do të jetë mur i kuq. Do ta mbështes dhe inkurajoj për të bërë më të mirën, dhe për të fituar, jo vetëm për të performuar. E dëshiroj më shumë rezultatin sesa lojën”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco