Shqipëria, kombëtarja e parë finaliste e EURO 2024 që mbërrin në tokën gjermane

Shqipëria, kombëtarja e parë finaliste e EURO 2024 që mbërrin në tokën gjermane

19:41, 08/06/2024
A+ Aa A-

Kombëtarja mbërrin në Dusseldorf, e para skuadër finaliste në ‘Euro 2024’ që shkel në tokën gjermane

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në tokën gjermane. Kuqezinjtë udhëtuan pasditen e sotme nga Grac-i i Austrisë drejt Dusseldorfit, duke u bërë e para skuadër finaliste e Europianit që zbarkon në Gjermani.

Menjëherë sapo mbërritën në aeroportin e Dusseldorfit, kuqezinjtë u pritën në një atmosferë fantastike.

Image

Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, Adia Sakiqi, zyrtarë të UEFA-s, përfaqësues të lartë të aeroportit por edhe disa fëmijë nga komuniteti shqiptar në Dusseldorf, mirëpritën të parët Kombëtaren shqiptare duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në Kampionatin Europian.

Image

Menjëherë më pas Kombëtarja shqiptare është nisur drejt Dortmundit ku do të akomodohet në kampin bazë gjatë ditëve të qëndrimit në Gjermani për finalet e ‘EURO 2024’ në SportCentrum Kaiserau.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco