Italia është gati për sfidën me Shqipërinë, Spalletti publikon listën përfundimtare për Europianin

Italia është gati për sfidën me Shqipërinë, Spalletti publikon listën përfundimtare për Europianin

17:43, 06/06/2024
A+ Aa A-

Kombëtarja italiane me në krye trajnerin Luciano Spalletti ka publikuar listën përfundimtare të lojtarëve që do të grumbullohen në Gjermani për Kampionatin Europian 2024.

Lista përfundimtare me 26 lojtarë, nuk përfshin brenda saj disa emra duke përmendur edhe këtu edhe 2 lojtarë që nuk kanë pasur mundësi grumbullimi për shkak të dëmtimeve.

Prevedel, Riçi dhe Orsolini janë lënë jashtë nga Spalletti, ndërsa emra të tjerë si Açerbi apo Skalvini janë detyruar ta lënë grumbullimin për shkak dëmtimesh.

Lista

PORTIERË: Donaruma, Meret, Vikario

MBROJTËS: Bastoni, Belanova, Bonxhorno, Calafiori, Kambiaso, Darmian, Di Lorenzo, Dimarko, Gati, Mançini

MESFUSHORË: Barela, Krsitante, Faxholi, Folorunsho, Fratezi, Zhorzhinjo, Pelegrini

SULMUES: Kieza, El Sharaui, Raspadori, Retegiu, Skamaka, Zakanji

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco