Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ ‘Der Spiegel’: Rama dhe Shqipëria janë narkoshtet

Nagelsman: Nuk kemi presion, jemi gati për Europianin

Nagelsman: Nuk kemi presion, jemi gati për Europianin

10:47, 28/05/2024
A+ Aa A-

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka nisur fazën përgatitore, teksa grupi është ende i paplotë nga lista fillestare që trajneri Julian Nagelsman përpiloi.

Leroi Sane, Xhamal Musiala dhe Manuel Nojer nuk i janë bashkuar pjesës tjetër të skuadrës, ndërsa për këtë temë ka folur edhe tekniku 36-vjeçar.

“Sane, Musiala, Nojer dhe Pavloviç kanë disa shqetësime të vogla fizike dhe s’janë në kontingjent. Përpara fundjavës së ardhshme ata do të jenë me ne. Kemi folur me stafin mjekësor dhe gjithçka është në rregull. U nevojiten paka ditë pushim, pasi e kanë mbingarkuar veten me lodhje. E rëndësishme që do të kthehen shpejt, kështu që do e kem më të lehtë të vendos në praktikë idetë e mia”, tha Nagelsman.

“Shumëkush mund të mendojë se ne jemi në trysni, pasi të gjithë presim rikthimin e bujshëm të Gjermanisë në arenën e futbollit europian. Rrini të qetë. Unë jam i sigurt se çfarë po bëj. Presioni nuk ka vend në grupin tonë. E kot të ushqejmë pasiguritë, aq më pak kur ‘Euro 2024’ është në derë. Personalisht jam i lumtur me potencialin që kemi në grup. Fryma mbizotëruese që dhuruam në miqësoret e marsit na mbushi me krenari të gjithëve”.

“Ne do të ecim me ritëm normal. Pasi të bashkohen të gjithë, do të fillojmë të rrisim dozat përgatitëse. Pjesa më e madhe lojtarëve vijnë me shumë ndeshje në këmbë dhe nuk do të ishte korrekte t’i sforconin. Miqësoret e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme, jo në planin e marrjes së rezultatit, por reagimit në bazë të skemave të ndryshme. Kam besim se do të shkojmë shumë lart dhe do t’ua rikthejmë buzëqeshjen tifozëve”, përfundoi Nagelsman.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco