Shqiptarët marrin kredi që t'u paguajnë borxhet ... bankave

Shqiptarët marrin kredi që t'u paguajnë borxhet ... bankave

08:57, 06/10/2024
A+ Aa A-

Gjatë muajit gusht, bizneset kanë preferuar të marrin më tepër kredi në euro sesa në lekë. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se huaja në euro është rritur me 107%.

Por, për çfarë u përdor kredia e marrë nga bizneset në muajin gusht?

Në totalin e kredisë në euro dominon ajo për blerje të pasurive të paluajtshme. Statistikat zyrtare nga Banka e Shqipërisë flasin për një shifër prej 20 miliardë lekësh të kësaj kredie, ku 74% e kësaj shume të përgjithshme është përdorur për pasuri të paluajtshme, 13% u përdorën për overdraft, 7% për blerje pajisjesh dhe 6% për kapital qarkullues.

Nga ana tjetër, në totalin e huasë në lekë dominon përdorimi i saj për shlyerjen e overdraftit, pra të deficitit të krijuar në një llogari bankare të shkaktuar nga tërheqja e më shumë parave sesa mban llogaria. Konkretisht, në 10 miliardë lekë ka arritur shuma e përgjithshme e kredisë në lekë, 5.4 miliardë prej të cilave ose rreth 51% të totalit e zë overdrafti. Ndërkohë, huaja e përdorur për blerje pasurish të paluajtshme përbën 26% të totalit, ajo e përdorur për kapitalin qarkullues rreth 20%, ndërsa për blerje pajisjesh gati 3%.

Gjatë muajit gusht nuk është marrë asnjë hua nga bizneset për çeljen e një filiali të ri apo për investime në instrumente financiare si aksione, obligacione, fonde të përbashkëta apo produkte të tjera financiare.

Huaja e përdorur për blerje pajisjesh, overdraft dhe kapital qarkullues ka shënuar rënie, si për atë në euro, ashtu edhe për atë në lekë. Përjashtim bën vetëm huaja e përdorur për pasuri të paluajtshme, e cila ka pësuar rritje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco