Rekord në Europë/ Familjet shqiptare shpenzuan gati 40% të buxhetit për ushqime

Rekord në Europë/ Familjet shqiptare shpenzuan gati 40% të buxhetit për ushqime

20:23, 05/10/2024
A+ Aa A-

Ka një tendencë rritjeje për restorantet, hotelet, mobilimin, ndërsa ka mbetur e njëjtë pesha për arsimin, shëndetin. Të dhënat u bënë të ditura në anketën e buxhetit të familjeve 2023, publikuar nga INSTAT.

Në vitin 2023, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një Njësi Ekonomike Familjare, e përbërë mesatarisht nga 3,7 persona, vlerësohen me 91.675 lekë.  Ky tregues është 3,7% më i lartë se në vitin 2022.  Shpenzimet gjithsej për konsum janë rreth 68.4 miliardë lekë në muaj.

Në vitin 2023, grupi me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore është “të tjera mallra dhe shërbime”, me 6,2%, krahasuar me vitin 2022, ndjekur nga grupet:

- “pije alkoolike dhe duan” 5,6%.

- “mobilim dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës” 5,1%.

Sipas strukturës së shpenzimeve mesatare mujore për konsum grupet kryesore janë:

- Grupi “ushqime dhe pije jo-alkoolike”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 36.349 lekë, i cili zë një peshë prej 39,6 % në buxhetin familjar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco