Brukseli vendos tarifa ndëshkuese për makinat elektrike që vijnë nga Kina

Brukseli vendos tarifa ndëshkuese për makinat elektrike që vijnë nga Kina

11:16, 04/10/2024
A+ Aa A-

BILD

Vendim sensacional nga BE!

Shtetet e Bashkimit Europian vendosin PËR tarifa ndëshkuese ndaj makinave elektrike nga Kina. Komisioni i BE-së do të aplikojë taksa deri në 35.3 për qind.

Brukseli akuzon Pekinin se përdor paratë e shtetit për t'i bërë makinat elektrike artificialisht më të lira dhe se falë kësaj metode të padrejtë, po ‘përmbyt’ tregjet e tjera botërore.

Si kundërmasë, BE-ja tani duhet të vendosë një tarifë ndëshkuese deri në 35 për qind, e cila do t'i bëjë më të shtrenjta importet e makinave elektrike nga Kina.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ishte kundër tarifave ndëshkuese, qeveria federale votoi kundër tyre në votim - por u rrëzua nga shtetet e tjera të BE-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco