Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës

Si do të rritet akciza për alkoolin dhe duhanin? – Plani, preken prodhuesit e vegjël të verës. Skemë e re për duhanpirësit

Si do të rritet akciza për alkoolin dhe duhanin? – Plani, preken prodhuesit e vegjël të verës. Skemë e re për duhanpirësit

12:12, 24/09/2024
A+ Aa A-

Qeveria parashikon të rrisë taksën e akcizës për produktet e alkoolit dhe të duhanit. Referuar strategjisë aftemesme të të ardhurave 2024-2027, dokumenti i cili është hdhur për konsultim publik,  evidentohet faksi se Shqipëria aplikon akcizat me tarifë specifike për njësi dhe se niveli i akcizave të mallrave kryesore që ngarkohen me akcizë si karburantet dhe duhanet, është përgjithësisht me i ulët se nivelet e akcizave që zbatohen nga vendet e BE-së.

Në dokument argumentohet se në vendin tonë, për disa mallra të akcizueshme sikurse janë duhanet, nuk aplikohet skema e kombinuar e taksimit që përfshin edhe një tarifë specifike akcize për njësi produkti, por edhe një tarifë me përqindje akcize mbi çmimin e shitjes së produktit. Kjo skemë e kombinuar aplikohet në disa vende. Për këtë arsye, strategjia parashikon që më vitet në vijim, pas përfundimit të kalendarit të rritjes së akcizës 2022-2026, do dizenjohet kalendari i ri i cili do marrë në konsideratë skemën e taksimit që kombinon sistemin me kuotë fikse me atë të vlerës.

Referuar dokumentit, ndër ndryshimet e synuara për akcizat është unifikimi i nivelit të akcizës për kategoritë e mallrave që ende kanë akcizë diferencuar. Konkretisht, në dokument thuhet se  “akciza e verës për prodhuesit e vegjël është rreth një e treta e normës së rregullt të akcizës që zbatohet për prodhuesit e mëdhenj. Niveli i akcizës për prodhuesit e mëdhenj nuk konsiderohet i nivelit të lartë, dhe nuk ka gjasa që unifikimi i akcizës në nivelin e lartë, të krijojë problematika mbi operatorët dhe çmimet e shitjes së produkteve”.

Po ashtu parashikohet ulje e sasisë së pataksuar me akciza të pijeve alkoolike që përdoren për vetkonsum. Në rastin konkret do të rishikohet sasia e pijeve alkoolike objekt akcize që trajtohen si vet konsum  nga prodhuesit dhe nuk ngarkohen me akcizë, kjo kryesisht për rakinë dhe verën prodhim vendi.

Nga ana tjetër parashikohet gjithashtu hartimi i një kalendari të ri për rritjen e nivelit të akcizës se cigareve dhe duhanit për periudhën 2027 e në vijim.

Duke filluar nga viti 2022, është miratuar  një skedul i ri 5 vjeçar për rritjen e nivelit të akcizës se cigareve dhe duhanit. Hartimi i një kalendari të ri për rritjen e nivelit të akcizës së duhanit dhe nën produkteve të tij për periudhën 2027 e në vijim, ka qëllim përafrimin me nivelin e akcizës që aplikohet në BE duke synuar dhe nje unifikim të nivelit te akcizës ndërmjet duhanit dhe nënprodukteve të tij./SCAN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco