SYRI TV/ Fermerët në Levan braktisin tokën: Fara këtë vit ka qenë shumë e dobët

16:49, 21/09/2024
A+ Aa A-

Mungesa e tregut si dhe cilësia e dobët ka detyruar fermerët në Levan të Fierit të mos e korrin misrin. Ata thonë se do të braktisin tokat, pasi edhe mungesa e subvencioneve i ka falimentuar, teksa çmimi i shitjes është shumë i ulët.

SYRI TV

Fermerët e zonës së Levanit nuk e kanë korrur ende misrin duke e lënë në ara. Shkak sipas tyre është cilësia e dobet e farës dhe mungesa e tregut. Fermerët thonë se kanë ende pa shitur edhe prodhimin e një viti më parë dhe për këtë arsye nuk do ta mbjellin më tokën.

Ndërkohë që fermerët vënë theksin te mungesa e subvencione nga qeveria dhe çmimi i shitjes që është shumë i ulët.

Ata thonë se vitin tjetër do të mendohen më shumë për të mbjellë ose jo tokat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco