Lajmi i fundit

LIVE/ Sali Berisha deklaratë për media

Qeveria rikthen ligjin e biokarburanteve, por ndryshon sasitë e detyrueshme

Qeveria rikthen ligjin e biokarburanteve, por ndryshon sasitë e detyrueshme

11:52, 26/08/2024
A+ Aa A-

Qeveria ka rikthyer projektligjin e biokarburanteve, i cili prej vitesh mbahet peng në sirtarët e shtetit për shkak të kulisave, por edhe lobimeve të biznesit.

Drafti, i cili është hedhur për konsultim publik detyron shoqëritë e tregtimit të karburanteve që vitin e ardhshëm të tregtojnë minimalisht një sasi biokarburanti sa 1 për qind e totalit. Ndërsa duke filluar nga viti 2026 sasia rritet gradualisht.

“Nga viti 2026 deri në vitin 2030 kjo sasi do të rritet gradualisht me 1% te vit me synim qe ne vitin 2030 te jete jo me pak se 7%,” thuhet në nenin 4 të draftit.

Ndërkohë një tjetër risi e projektligjit është edhe fakti se biokarburantet nuk tregtohen si të mëvetshme, por tregtohen si përzierje (mishelë)e karburanteve qe tregtohen rregullisht.

Drafti për biokarburantet është tentuar të miratohet edhe më parë, në më shumë se një rast. Tre vjet më parë projektligji u bllokua nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese për shkak të lobimit nga kompanitë e karburanteve, por edhe shqetësimet për rritjen e kostove për qytetarët.

Ndryshohet projektligji
Vitin e kaluar, ministria e Energjisë e hodhi për konsultim projektligjin për biokraburantet, por me një variant tjetër.

Sipas draftit të vjetshëm, kompanitë e karburanteve ishin të detyruar që në vitin 2024 të tregtonin minimalisht 5 për qind të sasisë totale si biokraburant. Ndërsa nga viti 2025, sasia e detyrueshme e biokarburantit shkonte në 10 për qind e totalit.

Por drafti i vitit të kaaluar nuk u miratua asnjëherë për shkak të kulisave dhe lobimeve. Tashmë qeveria e ka propozuar projektligjin e biokarburanteve, por me sasi shumë më të ulëta nga ato që parashikoheshin në draftin e vjetshëm.

Biokarburantet
Biokarburantet janë një lloj karburanti që prodhohen nga bimët dhe konsiderohen si miqësor me ambientit për shkak se nuk emetojnë karbon apo gaz kur digjen në motorë. Për këtë arsye, Bashkimi Europian ka miratuar një direktivë, e cila i detyron vendet anëtarë apo ato që aspirojnë të anëtarësohen, që një pjesë të karburantit që konsumojnë të jetë biokarburant.

Por çmimi i biokarburanteve në treg është mbi 2 herë më i lartë se sa ai i karburantit tradicional. Për të zbutur rritjen e kostove për qytetarët, shumë vende zbatojnë një regjim fiskal lehtësues për biokarburantet. Edhe qeveria e Shqipërisë zotohet se do ta përjashtojë nga taksat biokarburantin-

Lehtësitë dhe përjashtimet nga tatimet dhe taksat ne lidhje me sasitë e biokarburanteve te pastra 100 % bio, pa përfshirë pjesën e nënprodukteve respektive të prodhuar nga përpunimi i naftës bruto, që hidhen në treg përcaktohen në ligjet respektive të tatimeve dhe taksave.

Efekti buxhetor
Referuar bilancit Energjetike te vitit 2021 konsumi i lendeve djegëse nga sektori i trasportit ishte rreth 640 mijë TON. Realizimi i targetit maksimal prej 7% do te kerkonte nje perjashtim nga taksat per sasine prej rreth 44 mijë ton biokarburant te paster.

Zbatimi i nje skeme graduale duke filluar nga 1% per vitin 2025 dhe me nje rritje prej 1% cdo vit deri ne vitin 2030 do te kerkonte perjashtimin nga sistemi tatimore sasite nga 6.4 mije tone ne vitin 2025 ne 44 mije tone ne vitin 2030.

Për vitin 2025 me detyrimin për 1% biokarburant, ose 6,400 Ton, te ardhurat në buxhet do te ulen me 661 Milion Leke. Ndërsa për sasinë e detyrueshme 7 për qind, atëherë buxheti mund të rreth 50 milionë dollarë në vit nga përjashtimi i biokarburanteve nga taksat./ Kapitali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco