'Le të vijë specialisti më i mirë këtu e të nxjerrë 'fitimet' e fermerit' -  Kolapsi i bujqësisë në Korçë

'Le të vijë specialisti më i mirë këtu e të nxjerrë 'fitimet' e fermerit' - Kolapsi i bujqësisë në Korçë

10:20, 26/08/2024
A+ Aa A-

Bujqësia si një ndër sektorët më të rëndësishëm në qarkun juglindor tashmë mund të themi se është në kolaps total.  SYRI TV ka bërë një vëzhgim në fshatin Zvirinë, një ndër fshatrat i cili merret me kultivimin e një sërë produktesh bujqësore. Ky vit pati një ulje të çmimit në të gjitha produktet, duke filluar nga gruri, te qepa, patatja.

Situata bëhet e rendë për fermerët të cilët e shohin këtë moment si disfatë.

Sipërfaqet e mëdha me produkte bujqësore , tokat e marra me qira, çmimet e farërave e imputeve bujqësore , punëtorët etj janë kosto të cilat nuk justifikojnë çmimin që sot ësjtë në treg.

Edhe molla që në këtë zonë është e shtrirë në sipërfaqe të mëdha, një pjesë u prek nga breshëri i rënë disa ditë më parë.

Të ndodhur pa rrugëzgjidhje situata po përkeqësohet nga momenti në moment për fermerët. Shteti ço i detyron të lënë tokën, prodhimet edhe të largohen pasi veç humbjes që pësojnë nuk fitohet asgjë.

"Ne jemi drejt falimentimit"

"Unë quhem Llambi Rrapi, jam nga fshati Zvirinë. Kisha mbjellë 2 ha e gjysmë grurë, tre ha i kam me mollë dhe kam gati 1 ha patate.

Për grurin është e kotë që të flasim, sepse humbëm shumë lekë. Tregtarët sot e kanë çmimin 200-220 lekë. Unë  e kam shitur 230 lekë faktikisht dhe kam dhe një sasi tjetër.

Problemi më i madh yni është se këto toka ne i kemi marrë me qira. Mua më shqetëson e ardhmja, ç’të  bëj me këto tre ha tokë të grurit? T’i mbjell, t’i mbaj, t’i qarkulloj? Me çfarë t’i mbjell?

Në ëkto momente kemi probleme edhe me qepën dhe me pataten, sepse te molla nuk kemi arritur akoma. Qepa po shihtet sot 180 lekë, 200 lekë dhe të vijë specialisti më i mirë këtu, të marrë kalemin dhe të nxjerrë fitimet e një fermeri. Ne jemi drejt falimentimit!”

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco