Gjashtë persona gjenden të vdekur në një hotel luksoz në Tajlandë

Gjashtë persona gjenden të vdekur në një hotel luksoz në Tajlandë

08:09, 17/07/2024
A+ Aa A-

 

Gjashtë persona janë gjetur të vdekur në një hotel luksoz në Tajlandë, ndërsa policia po heton për helmim të mundshëm.

Trupat u zbuluan nga personeli në një dhomë të katit të pestë në hotelin Grand Hyatt, kur ata u vonuan të bëjnë check out për më shumë se 24 orë.

Sipas policisë ngjarja nuk duket të jetë një grabitje dhe asnjë prej trupave nuk kishte shenja të dhunës fizike.

Policia gjithashtu beson se “ata nuk e kanë dëmtuar veten”, por janë gjetur gjurmë pluhuri në gotat e tyre.

“Por gota me gjurmë të një pluhuri të bardhë ndodheshin në dhomë, së bashku me ushqime të paprekura që ishin porositur më herët. Nuk përjashtohet edhe helmimi”, tha Thiti Saengsawang, komisioner i Policisë Metropolitane të Bangkokut.

Autoritetet aktualisht janë në kërkim të personit të shtatë që ishte pjesë e prenotimit të hotelit dhe tani është një i dyshuar i mundshëm.

Të vdekur janë dy amerikanë, ndërsa katër të vdekurit e tjerë janë shtetas vietnamezë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco