Syri TV Rritje ekonomike pa mirëqenie, Shqiptarët mbeten më të varfrit e Europës

Syri TV Rritje ekonomike pa mirëqenie, Shqiptarët mbeten më të varfrit e Europës

17:12, 19/06/2024
A+ Aa A-

Shqipëria qendron në fund të Europës për të ardhurat për frymë. Të dhënat e fundit të Eurostat për vitin 2023 e vendosin Shqipërinë me 35% të mesatares europiane, nga 34% që ishte në vitin 2022.

Të paktën në dy vitet e fundit, duket se rritja ekonomike e nxitur kryesisht nga fluksi i ndërtimeve dhe shitjeve të pasurive të paluajtshme, apo numri i lartë i turistëve, nuk e kanë përmirësuar mirëqenien e shqiptarëve.

Edhe në treguesin e konsumit individual për frymë (AIC), i cili mat fuqinë blerëse të mallrave e shërbimeve, Shqipëria qendron në fund, me 42% të mesatares europiane, nga 41% vitin e mëparshëm, duke u renditur e fundit në Europë.

Gjatë vitit 2023, ekonomia shqiptare u rrit me 3.4%, duke u ngadalësuar në krahasim me zgjerimin prej 4.86% të 2022-t. Rreth gjysma e kësaj rritjeje erdhi nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, që u zgjeruan me 9.7% dhe 11.3%. Sipas Monitor, duket se kjo rritje që po vjen nga ndërtimi nuk po arrin të përmirësojë mirëqenien e shqiptarëve, që vijojnë të mbeten më të varfrit e Europës.

Në vitin 2023, konsumi aktual individual për frymë i shprehur në standardet e fuqisë blerëse varionte nga 70% në 138% të mesatares së BE-së në 27 vendet e BE-së. Në vitin 2023, 10 vende të BE-së regjistruan konsumin individual për frymë mbi mesataren e BE-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco