SYRI TV/ Forcimi i Lekut, BSH ndërhyn në kursin valutor

12:27, 04/08/2023
A+ Aa A-

Banka e shqipërisë ka vendosur  të rrisë me 60-80 mln euro shumën e planifikuar të blerjeve të valutës, si përgjigje ndaj forcimit të lekut  në tregun valuator. Vendimi i Bankës së Shqipërisë për ndërhyrë në kursin e këmbimit erdhi pas një presioni disamujor të ndërmarrjeve eksportuese, sipas të cilave forcimi i Lekut po merr përmasa të rrezikshme dhe mund t’i çojë këto ndërmarrje drejt falimentimit.

SYRI TV

Pas forcimit të lekut në tregun valuator Banka e Shëipërisë ka vendosur zyrtarisht të rrisë shumën e planifikuar të blerjeve të valutës për vitin 2023. Kështu, shuma e parashikuar e blerjeve për vitin kalendarik do të rritet në intervalin mes 220 dhe 300 milionë eurove, nga intervali i mëparshëm prej 160-220 milionë eurosh që ishte publikuar në fillim të këtij viti.

Sipas informacionit të konfirmuar nga Guvernatori, Gent Sejko, Banka e Shqipërisë ka blerë 170 milionë euro deri tani, duke kaluar kufirin e poshtëm të intervalit fillestar vjetor qysh në shtatë muajt e parë të vitit. Megjithëse Banka e Shqipërisë ndjek një kurs të lirë të këmbimit valutor dhe si rregull ndërhyn në treg vetëm në rast të çrregullimeve të përkohshme, mbiçmimi shumë i lartë i lekut gjatë muajve të fundit mund të jetë vlerësuar si një faktor me ndikim potencialisht negativ për ekonominë, veçanërisht për sektorët eksportues të mallrave dhe të shërbimeve.

Vendimi i Bankës së Shqipërisë për ndërhyrë në kursin e këmbimit erdhi pas një presioni disamujor të ndërmarrjeve eksportuese, sipas të cilave forcimi i Lekut po merr përmasa të rrezikshme dhe mund t’i çojë këto ndërmarrje drejt falimentimit. Edhe në mbledhjen e këtij muaji, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin prej 3%.

Duke qenë se mbledhja e ardhshme planifikohet të zhvillohet në muajin tetor, kjo do të thotë se ekonomia shqiptare do të vazhdojë të veprojë edhe për dy muajt e ardhshëm në kushtet e normave relativisht të ulëta të interesit. Duke shtuar edhe ndërhyrjen në tregun valutor për të rritur blerjet e Euros, kjo mund të sjellë rritje të ofertës monetare dhe të forcojë më shumë presionet inflacionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco