Ekonomisti Lazimi: Do kemi rritje çmimesh për një kohë të gjatë! Sot jemi në krizë për drithërat dhe lëndët e para

Ekonomisti Lazimi: Do kemi rritje çmimesh për një kohë të gjatë! Sot jemi në krizë për drithërat dhe lëndët e para

21:48, 02/03/2022
A+ Aa A-

Ekonomisti Majlind Lazimi ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin 'Këndi i Pano Sokos' në Syri Tv ku deklaroi se do kemi një rritje të çmimeve për një kohë të gjatë pasi konflikti Rusi-Ukrainë i ka hedhur benzinë zjarrit.

"Jemi në fund të një krize pandemike globale, pasojat ishin të mëdha. Tani po shohim një epokë të re inflacioniste në nivel global. Ky konflikt Rusi-Ukrainë i ka hedhur benzinë zjarrit. Kemi rritje të çmimeve në tërësi. Rritje në energjetikë, në këtë kuptim është fakti që Rusia përtej interesave të saj, kërkon të ridefinojë interesat ekonomike me SHBA dhe Kinën. Do jenë kohë të vështira ku paniku në tregje globale do jetë për një kohë të gjatë.”-tha Lazimi.

Ekonomisti Lazimi u shpreh se pasojat e tregjeve ndërkomëbtare ndihen në mënyrë direkte në çdo cep të botës pavarësisht sa i integruar je në sistemin financiar.

Situata me Swift një pasojë që cënon Rusinë më shumë por nuk është kaq e lehtë të heqësh krizën e një sistemi global financiar. Rusia po përgatitej për një konflikt të tillë. Ne si Shqipëri jemi vend i vogël por e kemi të qartë orientimin.”-tha Lazimi.

Ndër të tjera, eksperti i ekonomisë tha se sektori i bujqësisë, sektori i mineraleve, duhet të jenë parësore.

Shikoj një botë kaotike e cila gati gati po shkon në një përplasje ku s’ka të fituar, por vetëm të humbur. Kur një nga superfuqitë kalon vijën e kuqe, reagimi do jetë jo aq proporcional.”-tha Lazimi.

Ndër të tjera, ekonomisti deklaroi se Shqipëria ka një avantazh në sektorin mineral ndërsa shtoi se sektori i bujqësisë prodhon 20 për qind të ekonomisë por gjysma e popullsisë është gati në mbijetesë.

“Një krizë e tillë ishte në 2007 për furnizimin me ushqime. Po e shohim sot, situatë krize për drithërat dhe lëndët e para. Ekonomia në themelet e saj, për konsumin, është pak e ndryshme nga dekada në dekadë. S’kemi një qartësi se për çfarë duhet të bëhemi gati.”-tha Lazimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco